Tragjedi, 55 vjeçari vret vajzën dhe dhëndrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Australi, ku një shqiptar nga Kosova 55-vjeç që jeton prej disa vitesh në Melbourne pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se autori Osman Shaptafaj të martën shkoi në shtëpinë e çiftit në Yarraville që kishte një vit që ishin martuar.

Ndërkohë pas një konflikti e sipër, ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç. E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda duke mos u mbijetuar. Në kushte të vështira psikologjike, 55-vjeçari më pas qëlloi në drejtim të vetes duke tentuar vetëvrasjen, por ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas medieve australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar.

Leave a Reply