Vjen për pushime nga Gjermania, zhduket në Kosovë

Një person është raportuar si i zhdukur në Gjilan. Rasti është raportuar në Polici nga familjarët e tij, shkruan Express.

Sipas familjarëve, ai kishte ardhur për pushim nga Gjermania.

“Me datën 27.12.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull K/Shqiptar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Sipas ankuesit viktima kishte ardhur në pushim nga Gjermania. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Express

Leave a Reply