Zjarr në aeroplanmbajtësen e vetme ruse

Një zjarr ka shpërthyer në aeroplanmbajtësen e vetme ruse dhe la pas vetes dy të plagosur.

Zyrtarët e Flotës Veriore të Rusisë thanë se flakët në anijen, “Admirali Kuznetsov”, janë vënë nën kontroll dhe të plagosurve u është ofruar trajtim mjekësor.

“Admirali Kuznetsov” ishte ankoruar në Murmansk në veri të Rusisë për një riparim, kur zjarri shpërtheu gjatë disa saldimeve të enjten në mëngjes.

Anëtarët e ekuipazhit dhe specialistët civilë ishin në anije në atë kohë, por janë evakuuar, thanë autoritete sipas të cilëve, dëmet do të vlerësohen më vonë.

Zjarri është incidenti i dytë që kur ajo është ankoruar për riparime në prill të vitit 2018.

Leave a Reply