Zv.kryeministri i Kosovës i përgjigjet Vuçiç: Nuk është serioz, kërkon të na provokojë

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ju përgjigj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për deklaratën e këtij të fundit për njohjen e Kosovës. Tahiri e konsideroi këtë deklaratë një provokim.

“Deklarata e Vuçiç është thjeshtë një vazhdimësi e provokimeve të tij që i bën në raport me Kosovës, secili njeri që mendon se ai do të thotë se do ta pranojë Kosovën ka një farë doze të naivitetit politik, ne nuk merremi me të, ne merremi me qëndrimin e Kosovës si shtet, ne kemi parimet tona që na udhëheqin, kemi synimet tona strategjike. Kjo deklaratë i çon dy porosi, e para te faktori ndërkombëtar që Vuçiç nuk është serioz në dialog sepse do të duket si një politikan i moderuar që po e do paqen. Dhe porosia e dytë është brenda politikës së vet e që e lidh gjithçka me emrin e tij. Ai flet që të na provokojë neve dhe të dalim sikur jemi kundër dialogut.”

Vuçiç u shpreh pak ditë më parë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën përsa kohë të jetë ai president. Kryeministri Avdullah Hoti ju kundërpërgjigj i prerë se nuk do të ketë dialog pa njohje reciproke.

Leave a Reply