Grupi i Krizave ka parashikuar 10 konflikte që mund të ndodhin në vitin 2019.
Meqë SHBA po tërhiqet nga roli i “Policit të Botës” , më shumë shtete janë të interesuara që ta shtrijnë ndikimin e tyre duke u përzier në konflikte të huaja. Në këtë epokë të testimit të limiteve, presidenti i Grupit të Krizave ka listuar 10 konflikte që mund t’i shohim në vitin 2019.
Instrumentet e aksioneve të përbashkëta, siç është Këshilli i Sigurimit të OKB-së, janë të paralizuara; ato të llogaridhënies kolektive, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, janë të injoruara dhe të nënçmuara.
Jemeni
Nëse një vend ka bartur peshën e mosfunksionimit të ligjit ndërkombëtar, ai është Jemeni. Kriza humanitare atje – më e rënda në botë – mund të përshkallëzojë edhe më shumë në vitin 2019 nëse lojtarët kryesorë nuk e kapin mundësinë e krijuar së fundmi nga i dërguari i OKB-së Martin Griffiths, për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për të bindur palët që të ndërtojnë marrëdhënie mirëbesimi.
Pas më shumë se katër viteve luftë dhe një pushtimi saudit, pothuajse 16 milionë jemenas përballen me rrezikun e të mbeturit pa ushqim, sipas OKB-së. Kjo do të thotë se një prej tre jemenasve nuk kanë mjaftueshëm ushqim për të ngrënë.
Afganistani
Nëse Jemeni është katastrofa më e madhe humanitare në botë, atëherë Afganistani vuan nga luftërat me numrin më të madh të të vdekurve në botë. Në vitin 2018, vetëm nga një grup, mbetën të vrarë më shumë se 40 mijë luftëtarë e civilë. Vendimi i Trump në mesdhjetor që gjysma e trupave amerikane ta lënë Afganistanin solli edhe më shumë trazira.
Tensionet SHBA-Kinë
Mosmmarrëveshja ndërmjet Kinës dhe SHBA-së nuk është konflikt vdekjeprurës, pa marrë parasysh se sa e idhët mund të jetë lufta tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit. Megjithatë, retorika mes dy vendeve është gjithnjë e më luftënxitëse. Nëse marrëdhëniet, tashmë në nivelin më të ulët që nga protestat e Tianamenit para tri dekadave, vazhdojnë të përkeqësohen, rivaliteti mund të sjell pasojë të mëdha gjeostrategjike më shumë se të gjitha krizat e këtij viti.
Arabia Saudite, SHBA-ja, Izraeli dhe Irani
Sikurse më 2018, edhe 2019-a mban rreziqe të konfrontimit – të qëllimshme apo të paqëllimshme – duke përfshirë SHBA-në, Izraelin dhe Iranin. Këto tri shtete ndajnë të njëjtat pikëpamje me qeverinë e Tehranit si një kërcënim që është mbajtur për shumë gjatë dhe si një aspiratë rajonale e cila duhet frenuar. Për Uashingtonin, kjo është përkthyer me tërheqje nga marrëveshje nukleare në vitin 2015, rivënia e sanksioneve, retorikë më agresive dhe kërcënime për hakmarrje të fuqishme në rast të një provokimi nga Irani. Riadi ka përqafuar qasjen e re – kryesisht përmes tonit të Princi Mohammed bin Salman – duke paralamëruar se do të luftojë kundër Iranit në Liban, Irak dhe Jemen – e madje edhe në tokën iraniane. Izraeli është fokusuar në Siri, ku rregullisht ka goditur caqet iraniane dhe përkrahësit e tij, por ka kërcënuar po ashtu se do të targetojë edhe militantët e Hezbollahut në Libi që mbështeten nga Irani.
Siria
Me mbylljen e vitit 2018, u duke për pak se konflikti sirian do të vazhdonte në të njëjtën rrugë. Dukej se regjimi i Bashar al-Assad, me ndihmën iraniane dhe ruse, do ta fitonte betejën kundër opozitës. Lufta kundër Shtetit Islamik do të afrohej kah fundi. Akterët ndërkombëtare do ta mirëmbanin një ekuilibër fragjil në pjesë të ndryshme të vendit: Izraeli, Irani dhe Rusia në jugperëndim, Rusia e Turqia në veriperëndim, dhe SHBA-ja dhe Turqia në verilindje. Por pas një telefonatë drejtuar presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan në mesdhjetor ku njoftohej për tërheqjen e trupave amerikane, Trump e prishi këtë balanc.
Menjëherë u rritën gjasat për një konflikt të armatosur, ku mund të përfshihen Turqia, aleatët siriane, kurdët e Sirisë dhe regjimi i Assadit. Kështu, Shtetit Islamik iu dha edhe një mundësi jete duke e mirëmbajtur kaosin që vazhdon për disa vite.
Nigeria
Nigeria do t’i mbajë zgjedhjet në shkurt të vitit 2019 për të zgjedhur presidentit e ri dhe legjislaturën e re, ndërsa në mars për të zgjedhur guvernatorët shtetërore dhe deputetët. Rëndom, zgjedhjet nigeriane janë çështje dhune, e edhe këtë vit kushtet për të nisur një ‘zjarr’ janë të favorshme.
Kontesti presidencial ndërmjet presidentit në detyrë Muhammadu Buhari dhe rivalit të tij kryesor, ish-zëvendëspresidentit Atiku Abubakar, do të jetë luftë e vështirë.
Sudani Jugor
Që kur shpërtheu lufta civile para pesë viteve, 400 mijë njerëz kanë vdekur. Në shtator, presidenti Salva Kiir dhe rivali i tij kryesor, ish-zëvendëspresidenti, udhëheqës i rebelëve Riek Machar, nënshkroi një marrëveshje për të ndalur luftën dhe për të qeverisur së bashku deri në zgjedhjet e vitit 2022. Tash-për-tash marrëveshja është e favorshme. Megjithatë, parashikimet janë se epoka e stabilitetit mund të përfundojë.
Kameruni
Një krizë në zonat anglofone të Kameruint është në prag të eskalimit në luftë civile për të destabilizuar vendin që dikur konsiderohej ishull i qetësisë relative në një religjion krizash.
Tempoja e krizës ka eskaluar gradualisht që nga viti 2016, kur mësuesit anglogonë dhe avokatët dolën në rrugë për të protestuar përdorimin e frëngjistës në sistemin e edukimit dhe në sistemin e drejtësisë.
Ukraina
Lufta në Ukrainë vazhdon pa një shenjë të qartë se kur mund të përfundojë. E ndezur nga Rusia në vitin 2014 për shkak të aneksimit të Krimes dhe mbështetjes së separatistëve në Ukrainën lindore, në rajonin e Donbasit, konflikti mund të përshkallëzojë ende ndërmjet Rusisë dhe fuqive perëndimore. Shkëndija e parë ishte në Detin Azov, kur në nëntor u përplasën anijet ukrainase me ato ruse. Pas konfrontimit, u mor vesh se asnjëra palë nuk është e interesuar për kompromis.
Venezuela
Jashtëzakonisht shtëpi e madhe e rezerave të naftës. Venezuela del të jetë lakmia e madhe e fqinjëve. Ekonomia e Venezuelës është në rënie të lirë me një impakt shkatërrues sociale. Sëmundjet e zhdukur dikur, siç është difteria, janë rikthyer. Rreth 31 milionë venezuelas kanë ikur nga vendi, fillimisht në Kolumbi dhe në shtetet e tjera fqinjë. OKB-ja pret që ky numër të rritet për 5.3 milionë në fund të vitit 2019.