Merkel: Po mundohemi të vendosim paqe në Siri

Kancelarja Angela Merkel është shprehur se Presidenti Bashar Al-Asad nuk mund të vijojë të mbetet në pushtet, në rast se Siria do të kalojë përmes një tranzicioni politik.Deklarata e saj erdhi gjatë një fjalimi në parlament, ku ajo nënvijëzoi se ndërkombëtarët dhe populli sirian, nuk munden kurrësesi që t’i anashkalojnë krimet e bëra nga Asad.“Po mundohemi që të vendosim paqe në Siri, por pa praninë e Asad. Ne nuk duhet t’i harrojmë kurrë krimet e bëra prej tij. Për shkak të Asad, shumë sirianë janë detyruar të lënë shtëpitë. Ai nuk mund të jetë pjesë e projektit tonë afat-gjatë në Lindjen e Mesme.”Më tej, Merkel diskutoi në lidhje me Rusinë dhe krizën e Ukrainës. Ajo u shpreh se sanksionet e vendosura ndaj Kremlinit do të anulohen vetëm në rast se do të përmbushen të gjitha pikat e marrëveshjes së Minskut./Oranews.tv/

Leave a Reply