Sipas ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan Harcenko që kur ka filluar procesi i afrimit të RMV-së në NATO problemet etnike në vend gjithnjë e më shumë po thellohen.
Ai ka thënë se shqiptarët në Maqedoni me përkrahje nga Tirana gjithnjë e më aktiv janë në kërkesat e tyre të cilat dalin nga marrëveshja e Ohrit.
“Pas shumë ngjarjeve të brendëshme kriza në Maqedoni është e ndërlidhur me perendimin”, thekson ambasadori rus.
Ai vë theks te vendet e Ballkanit që kanë hyrë në NATO e që nuk kanë pasur asnjë përparësi nga ajo.
“Atyre gjithmonë ju është thënë se nëse hyni në Nato klima e investimeve do jetë më e mirë dhe do ketë efekt ekonomik, megjithatë nuk ka pasur kështu ndonjë ndryshim përkundrazi anëtaret e reja vetëm se kanë marë obligime të majme të cilat duhet t’i paguajnë”, sqaron ambasadori.