Dy muaj pasi që sulmi në një xhami në Zelandën e Re u transmetua direkt nga terroristi Brannan në Facebook, kompania ka sjellë rregula të reja.
Politikat e firmës do zgjerohen edhe në tema të tjera në javët që po vijnë, dhe kompania thotë që do ndalojë blerjen e reklamave nga kompani të dyshimta.
Nën rregullat e reja, terroristi në Christchurch nuk do ta kishte të mundur të transmetonte direkt masakrën nga llogaria e tij në mars, thotë një zëdhëns i Facebook për CNN. Ata nuk tregojnë se çfarë rregulla kishte thyer ai më heret.
Deklarata vjen pas një nisme të Zelandës së Re dhe Francës që të inkurajojnë kompanitë e teknologjisë që të bashkpunojnë me shtetet për të punuar bashkë në ndalimin e shpërndarjes së ideve ekstremiste online.
Marrëveshja që quhet Christchurch Call pritet të nënshkruhet të mërkurën në një takim të liderëve të botës digjitale me grupin G7.
“Kam folur me Mark Zuckerberg dy herë deri tani, dhe kemi pasur komunikime të vazhdueshme në Facebook. Ai ka japur mbështetjen e tij për këtë kauzë”, thotë kryeministrja e Zelandës së Re Jacina Ardern.
Transmetimi direkt nuk është i vetmi problem me të cilën përballen kompanitë e teknologjisë kur vjen puna tek terrorizmi. Pas masakrës në Christchurch Facebook ka larguar 1.5 milionë kopje të videos. Videoja është shpërndarë shpejt edhe në Youtube dhe Twitter, dhe është shpërndarë në mesazhe mes përdoruesve. Një muaj pas sulmit, kopje të videos mund të gjindeshin ende nëpër sajte.
Facebook thotë që për gjetjen e këtyre vdeove duhet më shumë kërkim. Gjithashtu shton se ka investuar 7.5 milionë në partnership me universitete për të identifikuar më mirë mediat e manipuluara.
Është e panjohur se cilat kompani tjera i janë bashkuar Christchurch Call.