Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se për dallim nga vala e kaluar, tani pacientët po shërohen me ritëm më të ngadalësuar. Filipçe tha se janë regjistruar raste ku edhe pas ditës së 14 është përkeqësuar gjendja e pacientëve.
“Vaksinimi po rrjedh, prej sot në funksion është edhe salla sportive “Boris Trajkovski”, ku deri tani janë vaksinuar afro 300 persona. Numri i përgjithshëm i qytetarëve të vaksinuar është 10 000.”, tha Filipçe.
Filipçe gjithashtu njoftoi se gjendja e pacientes 28 vjeçare është stabile dhe se sot do të lëshohet në shtëpi .