Forcat e ushtrisë kanë spostuar dy çadrat e ngritura natën e djeshme në Durrës pranë stadiumit Niko Dovana, duke i futur ato brenda fushës së futbollit.
Janë dy çadra me kapacitet prej 30 shtreterish secila, të cilat pothuajse që në mesdite janë mbushur nga banorë të qytetit bregdetar, të cilët kanë vendosur që edhe natën e sotme ta kalojnë jashte banesave të tyre.
Nga ana tjetër për banorët e prekur nga termetet, janë vënë në dispozicion edhe mjediset në dy konvaleshencat e Ministrisë së Mbrojtjes me kapacitet total 700 shtretër.