Në Kanada mbahen sot zgjedhjet e parakohshme paralmentare. Kryeministri Justin Trudeau i ka thirrur ato dy vjet para kohe, në përpjekje për të konfirmuar shumicën në Parlament.
Por, sondazhet e nxjerrin udhëheqësin liberal në garë të ngushtë me udhëheqësin konservator, Erin O’Toole.
Sipas tyre, Trudeau dhe O’Toole kanë rreth 31 % mbështetje, që do të thotë se edhe nëse Trudeau fiton, ka shumë të ngjarë që ai të formojë një Qeveri tjetër të pakicës, duke e lënë sërish të varur nga partitë tjera.
Trudeau i ka thirrur zgjedhjet muajin e kaluar, duke shpresuar se do të përfitojë nga trajtimi i pandemisë së koronavirusit dhe fushata e suksesshme e vaksinimit. /REL