“Kush nuk ikën do të vdesë”, momenti tmerri në Florida, banorët braktisin banesat, shkak urgani Milton

Banorët e Floridës po përjetojnë momente tmerri, si pasojë e uraganti Milton që ka “mbërthyer” vendin.

Qendra e uraganeve në SHBA paralajmëroi se moti pritet të përkeqësohet, ndaj banorëve iu kërkua të evakuohen.

Sipas të dhënave më të fundit, 1.9 milionë njerëz rrezikohen nga uragani, 8.7 milionë nga nga stuhia tropikale dhe 5.5 milionë vlerësohen të jenë në rrezik nga përmbytjet.

Grafiku i NBC tregon një rritje deri në 4.5 metra në zonën Tampa, e cila pritet të goditet më rëndë nga Milton.

nbc-grafima

Qindra mijëra janë duke evakuuar shtetin e Floridës, i cili po goditet nga stuhia më e ashpër e 100 viteve të fundit.

Paralajmërimi se “kush nuk ikën do të vdesë” i autoriteteve amerikane nuk duket aspak i ekzagjeruar. Sepse nuk janë vetëm 3 metra uji, por edhe erërat e forta, të cilat do të “fshijnë” gjithçka.

Uragani Milton ka kaluar Gadishullin Jukatan të Meksikës duke u nisur drejt bregut të populluar të Floridës ku pritet të arrijë sonte.

Leave a Reply