Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të madhe të rezultateve.
Turpërimi i fundit për katalunasit erdhi në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Barcelona u turpërua në Portugali, ku u mposht me rezultat të thellë nga Benfica 3-0.
Shkarkimi i tij nga posit i trajnerit te Barcelona mund të ndodh qysh në ditën e sotme.
Tanimë bordi i drejtorëve të Barcelonës është mbledhur dhe janë duke mbajtur një takim për të ardhmen e trajnerit.
Sipas asaj që ka raportuar mediumi katalunas Sport.es presidenti Joan Laporta me drejtorët e tjerë si Rafa Yuste, Mateu Alemany e Enric Masip janë duke mbajtur mbledhje.
Shkarkimi i Koeman nga posti i trajnerit duket i pashmangshëm, përkundër se në mbrojtje të trajnerit kanë dalë edhe futbollistët e Barcelonës.
Ndërkohë sa i përket zëvendësuesit të holandezit pritet të jetë njëri mes Xavi Hernandez dhe Roberto Martinez.