Mike Tyson sfidon moshën, rikthehet në ring

Ish-kampioni i peshave të rënda do përballet me Jake Paul në Teksas

Mike Tyson nuk ka të ndalur. Edhe pse në moshën 57-vjeçare, ish-kampioni i Botës në peshat e rënda do të kthehet në ringun e boksit. Më 20 korrik të këtij viti, Tyson do të tregojë muskujt ndaj youtuber-it të famshëm, Jake Poull në një sfidë që do të mbahet në Teksas.

Impianti i NFL ka një kapacitet prej 80 mijë spektatorësh, të cilët pritet të jetë e mbushur plotë për ngjarjen e parë të sportit luftarak që do të transmetohet në rrjetin Netflix.

Paul është 30 vjet më i vogël se 57-vjeçari Tyson, teksa pritet që kjo përballje të sjellë të ardhura të konsiderueshme për dy protagonistët. I konsideruar nga të gjithë si një nga boksierët më të mirë në histori, Tyson ka një rekord prej 50 fitoresh, 44 prej të cilave në nokaut teknik, si edhe 6 humbje.

Hera e fundit si profesionist, ai u ngjit në ring në qershor 2005. Ndërkaq, Jake Poull ka vetëm një humbje në 10 ndeshje si boksier profesionist, pikërisht atë ndaj Tomi Fjuri, vëllait të kampionit të botës në peshat e rënda, Tajson Fjuri.

Leave a Reply