Ora 10:53 Opozita në Kuvend braktis reformën zgjedhore pas debateve me bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore Gjiknuri për largimin e Ivi Kasos të PD-së.
Rudina Hajdari edhe pse jo me vullnet të plotë iu desh ti nënshtrohej presionit të kolegëve për t’ju bashkuar drejt derës.
Adriatik Alimadhi: I bëj thirrje Hajdarit dhe Murrizit që të ikim nga kjo tryezë meqë iku dhe PD.
Myslim Murrizi: Tentativa për fejesë për herë të tretë mes PS dhe PD dështoi sërish.
Hajdari: Po ta braktisim këtë tryezë do të sillemi si PD dhe do ta thellojmë krizën. Kjo është anija e fundit për zgjidhjen e krizës.
Ndërhyn Boschardt për të qetësuar deputetët e opozitës së re: Duhet t’i përmbaheni rendit, do keni mundësi të shpreheni.
Murrizi-Gjiknurit: Po largohemi nga kjo tryezë, gjeni votat tek PD për reformën zgjedhore.
Debati mes deputetëve opozitarë ka vijuar edhe jashtë sallës ku po mbahet konferenca.
Rudina Hajdari dëgjohet ndërsa i thotë Ralf Gjonit: Mos bëj show politik.
Opozitat sherr në tryezën e OSBE-së, Gjuzi: Ivi Kaso të mos flasë para Hajdarit
Prezencës së OSBE-së iu deshën përpjekje të mëdha për të ulur palët politike në tryezën për reformën zgjedhore.
Pasi kjo e u bë e mundur, të paktën në nivel teknik, qetësia në konferencën e sotme zgjati vetëm sa ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, mbajti fjalën hyrëse.
Pas kësaj pasuan debatet, ku opozita e re siç duket jo komode me prezencën e opozitës politike në tryezë, gjeti pretekst “parinë’.
Deputeti, Kujtim Gjuzi, kërkoi që përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso të mos flasë para Rudina Hajdarit.
Gjuzi: Ivi Kaso nuk mund të flasë para Rudina Hajdarit.
Gjiknuri: Qëndroni si duhet ose mos flisni fare. Mos bëj avokatin e saj.
Gjuzi-Gjiknurit: Nuk mund të ma mbyllni gojën mua.
Gjiknuri: Kjo ndërhyrje nuk është e zakontë, por ka tension kur flitet për sistemet zgjedhore.
Megjithatë mbledhja rimori tempin. Ivi Kaso prezantoi qëndrimin e opozitës dhe pasi dëgjoi edhe fjalën e bashkëkryetares së komisionit Rudina Hajdari u largua nga konferenca.
Pas kësaj reagoi Adriatik Alimadhi: I bëj thirrje Hajdarit dhe Murrizit që të ikim nga kjo tryezë meqë iku dhe PD.
Myslim Murrizi: Tentativa për fejesë për herë të tretë mes PS dhe PD dështoi sërish.
Hajdari: Po ta braktisim këtë tryezë do të sillemi si PD dhe do ta thellojmë krizën. Kjo është anija e fundit për zgjidhjen e krizës.
Tema e konferencës është “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”./OraNews/