Sekretari Britanik i shtetit, duket se po thur plane të çuditshme dhe çnjerëzore për emigrantët që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar nga vende shumë të largëta. Java u hap me informacionet e dala nga Ëhitehall, ku zyrtarëve ju kërkua hapja e kampeve të refugjatëve në ishujt Ascension, rreth 6400 kilometra në jug të Atlantikut, mes Brazilit dhe Afrikës. Kur u hodh kjo ide, gjithashtu u përfol për të përdorur edhe territore të tjera në zona si Moldavia, Maroku apo Papua Guinea e Re.
Kjo nuk është hera e parë që Britania degdis njerëzit në territore të largëta, që të zgjidhë çështjet politike brenda vetes. Rregulli numër 1, qysh në periudhën e kolonizimit, ishte “larg syve, larg zemrës.” Kështu, çdo individ i konsideruar me profil kriminal apo i padëshiruar nga Mbretëria e Bashkuar, dëbohej në toka të largëta.
Këtë linjë veprimi kanë ndjekur dhe shtete të tjera në Europë, si për shembull, rasti i ishullit të Djallit në Guianën Franceze. Në vitin 2002, ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mori bazën ushtarake në Guantanamo ku ndiqte penalisht qindra ushtarë të paligjshëm, të cilëve u refuzohej gjyqi në SHBA.
Për dy dekada rresht, qeveria angleze është përpjekur të duket si “e fortë” përpara një numri të vogël emigrantësh të pafat që mbërrijnë atje. Dhe këta azilantë, që ndajnë të njëjtat të drejta njerëzore si të gjithë, po trajtohen si kriminelë kur nuk janë. Ishte qeveria laburiste, që nxorri këtë rregull në 2003-shin. Arsyeja qe rritja e numrit të emigrantëve në 15 vitet e fundit. Sekretari i atëhershëm i Shtetit, David Blunkett, mbështeti dërgesën e emigrantëve jashtë Anglisë të miratuar më pas nga Toni Blair.
Ai sugjeroi krijimin e zonave të mbrojtura, ku emigrantët që i shmangeshin luftërave dhe persekutimeve, mblidheshin në këto vende dhe ndiheshin më pranë kulturës dhe shtetit të tyre. Propozimi i dytë ishte të krijonte “qendrat e tranzitit” në zona periferike të Bashkimit Europian, që do mbanin të gjithë aplikantët që kërkonin azil. Rrjeti i vendeve tranzite përfshin Turqinë, Somalinë dhe Marokun.
Pas kësaj, zëvendëssekretari i Brendshëm i Partisë Konservatore premtoi në Tetor 2003 se të gjithë emigrantët apo azilantët e ardhur në Britani do të deportoheshin menjëherë në vende të largëta dhe do kishte kuota azilkërkuesish që t’i mbronin ata nga persekutimi apo kërcënimi. Por u bë e qartë se “dera do u përplasej në fytyrë” nëse kërkonin nënshtetësi angleze.
Zërat e avokatëve për të drejtat njerëzore thirrën në kor pasi kjo gjë konsiderohej çnjerëzore. Zëvendësshshefja Ekzekutive u shpreh asokohe se, “Mbretëria e Bashkuar ka dakordësuar marrëveshjen e ligjit ndërkombëtar që siguron njerëzit dhe mbron të ikurit nga lufta.”
The Guardian shkruan se në vend që qeveria britanike të gjejë zgjidhje për këtë problem, duket se krijon po gropëza të thella në legjislacionin e saj dhe emigrantët po zhvishen nga çdo e drejtë!/TV KLAN/