Protesta para qendrave të votimit në Tiranë e Korçë

 Qytetarët kanë hedhur parrulla dhe kanë kërcyer

Procesi i votimeve është shoqëruar me protesta të mbështetësve të opozitës në disa qytete. Vetëm një orë, pas hapjes së qendrave të votimit një grup qytetarësh zgjodhën të protestojnë ndryshe përpara “Liceut Artistik” ku edhe votuan disa prej politikanëve.

Në mënyrë paqësore, protesta u zhvendos në një tjetër qendër votimi, në shkollën “Vasil Shanto”.


Në mënyrë ironike protestuesit këtë herë improvizuan edhe një proces votimi.

Për shkak të protestës te kjo qendër votimi, kryesuesja e misionit të ODIHR, Audrey Glover anuloi vizitën në këtë qendër.

Por në Korçë, protestuesit nuk janë mjaftuar vetëm me shajet e kuq në qafë, por edhe kanë kërcyer e kënduar me kënge të para viteve 90.

Protestat nuk janë shoqëruar me incidente dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë./Tv Klan

Leave a Reply