Qytetarë nga e mbarë Maqedonia sot para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë kërkuan drejtësi për të voglin Almir Aliu, lënda për vrasjen e të cilit, i rikualifikuan si aksident nw komunikacion nga kryeprokurori Lubomir Jovevski, i zgjedhur me votat e shumicës parlamentare.
Ata të revotluar thonë për kameran e Almakos se një shtet nuk mund të jetë demokratik për sa kohë fal vrasës.
“Almiri ka hy nvarr, kurse shkau po rri në shtëpi. Porosia ime është që ai të burgoset qysh me nejt aj në shtëpii zoti dhe drejtësia nuk thonë kështu. Unë për vete po cuditem se me cfar gjyqi kemi punë, kjo është punë e madhe. Ka ardhur puna që popullata të kërkojë të drejtë. Zaevi duhet ta dijë se cfar po i punon gjyqi” tha për fund plaku.
Protestuesit e cilësojnë akt barbar rikualifikimin e një vrasje për të cilën ka edhe video inçizim, në “aksident në komunikacion”.
“Ky akt që është kryer është barbar, presim që i akuzuari të kthehet në burg për atë jemi edhe këtu” tha ai për Almakos protestuesi.
“Përderisa ky shtet vazhdon ti arsyetoj vrasësit atëher ky shtet nuk mund të quhet shtet demokratik poor është shtet kriminalistik ku të pafajshmit shqiptar vuajnë denimin e vrassve maqedonas”, deklaroi I riu
“Po ata njerëz që na detyruan të kapim armën në vitin 2001 sot nëpërmes të institucioneve të njëjta gjyqësisë selektive, padrejtësive në institucionet drejtësisë janë duke bërë dhe vazhduar diskriminim ndaj një etnikumi siç është popullata shqiptare”, shtoi ai.
Ndryshe pas përfundimit të protestës para Qeverisë disa të rinjë shqiptarë shprehën paknaqësinë dhe revoltën para gjykatave të Shkupit.
Një grup protestuesish ishin ndarë nga të tjerët dhe ishin zhvnedosur në Bit Pazar ku edhe pasoi një incident i vogwl që përfundoi me arrestimin e një te riu nga policia, pasi personi në fjalë kishte goditur me gur një autobus urban.
“Personi me inicialet A.M. (22) është arrestuar për arsyen e gjuajtjes së autobusit. MPD po ndërmerr hapat e nevojshëm për zbardhjene plotë të rastit”- thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kërkesat e organizatorëve të protestës ishin vënia para përgjegjësisë Branisllav Stefanovski, neuropsikiatër dhe asistentes Zoja Babikovska, gjithashtu edhe e gjykatëses Maja Denkovska për kryerje jo profesionale të detyrës, Teuta Bediu – Ramadani, për shkak se nuk pranoi kërkerën për largimin e prokurores Kusigerska dhe shkarkim të menjëherëshëm të kryeprokurorit Jovevkski.