Partia Socialiste ka akuzuar sërish paraditen e së premtes kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, se ka mashtruar qytetarët me premtimet e tij.
Në një deklaratë për mediat, Blerina Gjylameti ka deklaruar se sot, pas 4 vjet qeverisje vendore, kryetari i PD-së ka frikë të ballafaqohet me qytetarët.
“Lulzim Basha mashtroi qytetarët me 28 mijë vende pune. Ku janë këto 28 mijë vende pune? Basha ka frikë të përballet me qytetarët. Ai mashtroi me vendet e punës, njësoj si me tramvajin e tij”, ka thënë Gjylameti.