Për më shumë se pesë orë i gjithë qyteti nën pushtetin e ujit
Për më shumë së pesë orë Vlora u bllokua nga uji. Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës së të shtunës dhe mëngjesin e së dielës paralizuan qytetin.
Mjetet dhe qytetarët e patën të pamundur të lëviznin pasi niveli i ujit arriti dhjetëra centimetra. Situata më e rendë ishte në zonën e quajtur Albano dhe Romina, lagja Rilindja.
Situata ishte e rëndë jo vetëm në rrugët kryesore. Në ato dytësore gjendja ishte edhe më e rëndë. Bashkia nxori në terren ekipet për zhbllokimin e pusetave.
Dhe vetëm pasi reshjet ulen intensitetin situata u përmirësua. /Tv Klan/