Rrënimi i frikshëm i autonomisë së organeve

Shaqir Fetai ka shkruar në fb-un e vet se së fundmi ka qenë në Myftininë e Strugës dhe të Ohrit “ku u bë konstituimi i antarëve të rinjë”! Si po u bëka “konstituimi i anëtarëve”?! Konstituohet kuvendi, organet, këshillat dhe jo përfaqësuesit, anëtarët, deputetët! U konstitua deputeti, deputetët! Sipas logjikës së Shaqir Fetait, edhe kjo bën vaki

Shkruan Shaban Aziri

Myftinitë (dhe jo myftinjtë) janë organe të BFI-së, të cilët kanë autonominë e vet në veprim, bazuar në Kushtetutën e BFI-së si dhe në Rregulloren për punën e Myftinive. Organi më i lartë kolektiv (rijaseti) apo, “organi suprem” (reisi) përcjell punën e organeve si dhe u kërkon raporte periodike apo vjetore. Në rast të dështimit të planeve akcionale atëherë shkarkohet myftiu dhe ndërrohet tërë organi i Myftinisë. Myftia aktivitetet e veta i zhvillon në bazë të planit dhe programit vjetor të vetin i cili duhet ë kalojë para anëtarëve të myftinisë. Anëtarët e myftinisë miratojnë planet e myftiut, përcjellin akivitet e tij si dhe të operativës së myftinisë. Së këndejmi, këta anëtarë asgjë nuk i lidhë me reisin, as nuk i përgjigjen atij dhe as që u duhen direktivat “politike” prej tij! Anëtarët e organit të myftinisë nuk janë anëtarë të rijaseti! Ata janë vollunterë dhe aderojnë në organ vetëm sepse janë myslimanë dhe ndjejnë nevojë për të kontribuar për fenë islame, ndaj dhe nuk kanë nevojë për kurrfarë “dekreti” apo vërtetimi prej “reisit” për aktivitetin e tyre vollunter. Apo, edhe këta duhet t’i nënshtrohen Shaqir Fetait, ndryshe, sakaq mund t’ua bëjë nult vendimin që ua ka dhënë si anëtarë myftinie!
Pse kjo përpjekje djallëzore e Shaqir Fetait?! Pse ai t’u japë vërtetime, kur për një gjë të tillë nuk ka nevojë, kur për anëtarë të myftinisë ka votuar mexhlisi i xhemateve. Pra, këta janë ata që japin besim dhe këtë janë ata që tërheqin besimin, dhe jo Shaqir Fetai. Po pse atëherë imponohet Shaqir Fetai? Sepse dëshiron ta ngulfasë autonominë e Myftinive? Sepse, dëshiron që atyre t’ua bëjë me dije se ky është “pushtetari” i tyre dhe jo myftiu, ky është ai që jep vërtetime dhe, për pasojë, ky është ai që ua tërheq vërtetimet!
Kur ka qenë kjo praktikë? Asnjëherë, madje duket si shumë qesharake, si shumë budallaki e llojit të vet! Apo, ndoshta Shaqir Fetai dëshiron që edhe këtë organ bazë ta zaptojë, ta bëjë për vete, t’i frikësojë dhe, asnjëherë mos t’u shkojë në mend që të kërkojnë raporte mbi vakëfin, kurrë mos t’u interesojë se çka bën Shaqir Fetai së bashku me myftinjtë me vakëfin, sepse, sakaq ua merr “muraselen”!
Shaqir Fetai, bazuar në këtë “refomë” të tij, këto ditë paska qenë në Strugë dhe në Ohër ku anëtarëve të këtyre myftinive ua paska ndarë vërtetimet. Shaqir Fetai ka shkruar në fb-un e vet se ka qenë në këta dy Myftini “ku u bë konstituimi i antarëve të rinjë”! Si po u bëka “konstituimi i anëtarëve”?! Konstituohet kuvendi, organet, këshillat dhe jo përfaqësuesit, anëtarët, deputetët. U konstitua deputeti, deputetët! Sipas logjikës së Shaqir Fetait, edhe kjo bën vaki!
Në fund, Shaqir Fetai u paska raportuar këtyre organeve mbi sukseset e BFI-së!!! A është normal ky farë instalacioni i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së? A e di se çfarë bën? Anëtarëve të myftinive nuk u raportohet mbi planet, të arriturat apo dështimet e Myftinive, por u raportohet mbi “të arriturat” e BFI-së? Po për çfarë të “arriture” u ka folur Shaqir Fetai kur dihet se që kur u instalua dhunshëm ai në krye të BFI-së, ky Institucion ka regjistruar vetëm dështime, vetëm humbje, vetëm degradime, vetëm mosbesime, vetëm intriga, ka regjistruar vetëm “suksese dëshpëruese”!
Apo, ndoshta Shaqir Fetai sukses e llogarit “vizitorët” e tij që i thërret në çaj, apo kryerjen e umeres, faljen e xhumasë, të namazit të ikindisë, të xhenazes, apo sukses të BFI-së llogarit magjepsjen e “rijasetit” të tij për t’ia lejuar shpenzimin, zhvatjen, vjedhjen e vakëfit në emër të pagesës së rrogave. Apo, sukses e llogarit moskonfliktimin me institucionet shtetërore të cilët ia fragmentarizojnë Institucionin duke ia miniomizuar peshën në shoqëri si dhe duke ia thyer simbolin si unifikues i ummetit në përgjithësi. Ose, u ka raportuar mbi suksesin personal për të ndikuar në institucionet gjegjëse shtetërore për të regjistruar sa më shumë “institucione” paralele me rol dhe funksion si të BFI-së! Shaqir Fetai nuk ka se çfarë u raporton vollunterëve, por, Shaqir Fetai le të urdhërojë e le ta mbledhë rijasetin e tij dhe atyre t’u raportojë, apo, këtë do ta bëjë në prag të Muajit të Ramazanit, me të vetmin rend dite: si ta “vjelim” sa më suksesshëm edhe një herë popullin mysliman të vendit!

Leave a Reply