Si Kina po përdor pandeminë për të rritur agresivitetin në politikën e jashtme

Nga Fareed Zakaria, Washington Post

Duke qenë se Shtetet e Bashkuara dështuan në menaxhimin e situatës së koronavirusit, shumë ekspertë e paralajmëruan se Kina po përdorte situatën e krijuar për të rritur influencën e saj në botë.

Ky ishte pikërisht momenti ku Shtetet e Bashkuara filluan të shqetësoheshin se kundërshtarët e saj kishin filluar të rriteshin shumë shpejt dhe po fillonin të merrnin terrenin e saj.

Por në fakt  ana strategjike e  Kinës mbi ndërkombëtarët ka qenë një ndër gabimet e saj, raporton abcnews.al

Shembulli më i qartë ishte sulmi i papritur i Kinës në Indi, në luginën Valley pas një diskutimi të gjatë që ka pasur mes dy vendeve.

Për arsye që ende nuk janë shumë të qarta, forcat kineze  kanë marrë nën zotërim të tyre rreth 23 milje katrorë tokë nga India, duke shkaktuar konflikte vdekjeprurëse.

Kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër në Indi. New Delhi është përpjekur  për vite me radhë të ruajë marrëdhënie të mira me SHBA-në dhe Kinën.

Kryeministri indian Narendra Modi, është takuar 18 herë me Presidentin Xi Jinping dhe shpesh ka refuzuar bisedimet për një aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbështetur më shumë se një palë, raporton abcnews.al

Mediat indiane kanë shpërthyer ndaj fjalimit të Indisë dhe analistë të shquar e kanë quajtur një profilizim të mprehtë të politikës së  jashtme.

Sekretari i jashtëm i Indisë tashmë në pension Vijay Gokhale, kohët e fundit, shkroi një editorial duke argumentuar se fqinjët e Kinës u duhej të ndalonin veprimet agresive ndaj Kinës dhe të pranonin se ata kishin nevojë për “një prani të fortë ushtarake amerikane” për t’i “ndihmuar  në administrimin e situatës”. Ai deklaroi, “Në epokën pas COVID, të shijosh më të mirën e të dy botëve nuk është më një mundësi.”

Mendoni për marrëdhëniet e Kinës me fqinjët e tjerë. Në muajt e fundit, anijet kineze kanë  shkatërruar apo bastisur  anije nga Vietnami, Malajzia dhe Japonia në vende që ato i konsiderojnë “zonat e tyre ekonomike”.

Kjo  ka çuar në ndryshimin e strategjisë të Filipineve. Nën udhëheqjen e Presidentit Rodrigo Duterte, Manila  shkëputi marrëdhëniet me Uashingtonin, raporton abcnews.al

Në shkurt, Duterte njoftoi se do ti jepte fund Marrëveshjes së  Forcave Vizituese, një pengesë në përpjekjet e Uashingtonit për të ruajtur lidhje të ngushta ushtarake në rajon. Këtë muaj, Manila njoftoi se nuk do ta prishte marrëveshjen.

Kujtojmë Australinë, ekonomia e së cilës ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga rritja e Kinës. Si rezultat, Canberra kërkoj marrëdhënie miqësore me Pekinin.

Por tashmë jo më pasi zyrtarët australianë dyshojnë se Kina po  përgatitet për një sulm kibernetik kundër vendit, ndërsa raportet gjithashtu kanë treguar  se Pekini ka kërcënuar  studentët kinezë që studiojnë atje për t’i qëndruar besnikë biznesmenëve kinezë.

Në vitin 2017, kreu i inteligjencës së brendshme të Australisë, Duncan Lewis, dëshmoi në parlament  se ndërhyrjet nga vendet e huaja duke iu referuar Kinës  po  ndodhnin në një shkallë të gjerë dhe kishin potencialin për të shkaktuar dëm serioz ndaj sovranitetit të kombit, integritetit të politikës,  sigurisë kombëtare dhe ekonomisëdhe interesave të tjera.

Kohët e fundit, pasi Australia kërkoi një hetim mbi origjinën e koronavirusit , Kina nga ana tjetër kufizoi importet australiane dhe dekurajuar turizmin atje, ndërsa mediat shtetërore thanë që Australia ishte “çamçakëz i ngjitur  në këpucët e Kinës.

Kina ka treguar një politikë të jashtme agresive me fjalë dhe vepra. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian është i njohur për fjalimet e tij therëse dhe  ndonjëherë abuzive. Në vazhdën e covid-19 dhe diskutimit mbi fajësinë e Kinës në mënyrën se si ajo trajtoi shpërthimin, ai deklaroi publikisht një teori konspirative që virusi  mund të ishte “sjellë” në Kinë nga Ushtria e Sh.B.A.

Brezi i ri i diplomatëve në vend, “luftëtarët ujqër” priren të jenë po aq agresivë  duke besuar se sulmi  është mbrojtja më e mirë dhe duke përçmuar këdo që dyshon në propagandën e vendit.

Ata gjithashtu kanë shtyrë vendet t’i thurin lëvdata të mëdha  Kinës, përfshirë edhe dërgesave të fundit të pajisjeve mjekësore (të cilat shpesh kanë qenë të skaduara).

Deng Xiaoping, udhëheqësi kinez që arriti të kishte një aleancë me Shtetet e Bashkuara dhe që zhvilloi reforma ekonomike, gjithmonë e kishte këshilluar  Pekinin që të mos e përdorte forcën e tij jashtë territorit. “Fshih forcën tënde,”  sipas një proverbe kineze.

Në 2005, një këshilltar i Presidentit Hu Jintao shkroi një ese rreth ndikimit që kishin çështjet e jashtme, duke zgjeruar konceptin e Kinës si një fuqi të  madhe.

Këto ide mund të dukeshin si një qytetari e mirë globale, por në fakt  ato ishin të rrënjosura në pozicionin gjeopolitik të Kinës. Kina nuk po rritet në zbrazëti , por në një rajon me vendet e tjera kryesore si Japonia, India dhe Australia.

Çdo veprim i Pekinit duhet të merret në konsideratë në lidhje me reagimin që shkakton në  kryeqytetet e atyre kombeve.

Falë veprimeve të saj gjatë viteve të fundit nën udhëheqjen e  Xi, Kina sot e gjen veten në të njëjtën situatë strategjike siç bëri Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë – i rrethuar nga vende gjithnjë e më shumë armiqësore kundrejt saj. /Përktheu Sonila Backa- abcnews.al

Leave a Reply