Europa veriore dhe ajo qendrore vijon të përballet me kushtet e vështira të motit. Stuhia Denis ka shkaktuar dy viktima në Britaninë e Madhe duke u shoqeruar me probleme n137 qarkullimin rrugor. Nderkohe eshte paralizuar transporti detar dhe ai ajror. Rreth 50 mijë udhëtarë janë prekur nga pezullimi i fluturimeve dhe lundrimeve.
Pas stuhive ‘Ciara’ dhe ‘Ines’, të cilat lanwë pas 13 viktima, në përballimin e situatës është përfshirë edhe ushtria. Sipas ekspert137ve, Veriu i Francës rrezikon t137 preket edhe një herë nga erërat e forta që do të arrijnë deri në 130 kilometra në orë.
Stuhia Denis është konsideruar si post- stuhia e Kiarës. Në disa rajone ajo është shfaqur në formën e borës dhe erërave të forta kurse në rajonet qëndrore dhe jugore, sidomos ato bregdetare në formën e shirave të rrembyeshem.
Stuhia Dennis është vlerësuar si një nga pesë ciklonet më të forta në Oqeanin Atlantik këtë sezon. Në disa rajone të Anglisë, Uellsit dhe Skocisë Jugore, shkrirja e dëborës rrezikon shtimin e përmbytjeve.