Teuta synon kualifikimin, sfidë e vështirë për Laçin

Sot në mbrëmje dy skuadrat e vetme të Superligës shqiptare do të luajnë shanset e tyre në Conferencë League edhe pse fati i ka vënë përballë dy skuadra realitivisht të vështira në letër. Laci që është dukshëm inferior ndaj gjigandëve të Arnderlehtit, edhe Teuta nuk ndryshon shumë, edhe pse ka më mundësi të bëj mrekulline përballë irlandezëve të Shamrokut.

“Djemte e Detit” do të luajnë në një stadium të tejmbushur me tifozë cka mund t’ja bëjë dhe më të vështirë paraqitjen në fushë. Megjithatë problemi për teknikun Edi Martini nuk qëndron këtu por tek 11 futbollistët  që do ta nisin që nga minuta e parë. Përvec Lorenco Vilës të dëmtuar dhe Aleksit që nuk do të jetë në dispozicion për shkak kartonash me shumë gjasa dhe heroi i sfidës ndaj Inter Deskalades, Sabino Plaku do të mungojë për shkak se ne seancën e fundit stërvitore ka marrë një goditje në kavilje, cka do i kushtoje shumë sulmuesit 32-vjecar.

Për kërë arsye trajneri shkodran do të ndryshojë dhe skemën e lojës së tij me 4-4-1-1 në ndryshim nga 4-3-3 i përdorur në Andorë. Kështu me të përhershmin Stivi Frashërin në portë, mbrojtja do të ketë Todorovskin në të djathtë, Arapin në qendër dhe Kotobellin në krahun e majtë. Dilemë për Martinin është qëndra aty ku duhet të vendosi njërin prej Dragarski ose Selmanin, të dy lojtarë që presin debutimin me fanellën durrsake.

Mesfusha do të jetë me Emilano Vilën dhe Xhekson ndërsa në qendër do të luajnë Asion Daja dhe erando Karabeci. Për majën e sulmit  ka një balotazh mes Seferit dhe Kallakut. Ndeshja Shamrock Rovers -Teuta do të luhet sot në orën 21:00 në stadiumin e Dublin.

 

Leave a Reply