VIDEO / Briken Calja shpallet Kampion Europe në peshëngritje

Briken Calja i jep mundësinë peshëngritjes shqiptare që të pastrojë imazhin e saj, pasi është shpallur Kampion Europe në stilin e shkëputjes. Pas skandaleve të dopingut, 28-vjeçari ka arritur të tregojë vlerat e tij që në stilin e parë në garë, duke marrë medaljen e artë në aktivitetin që iu hoq Shqipërisë pasi dha dorëheqjen i gjithë bordi drejtues i Federatës.

Calja realizoi të tre rpovat e tij dhe ngriti fillimisht peshën 141 kilogram, me shumë lehtësi.

Më pas, shtangisti shqiptar ngriti edhe peshën 143 kilogram, për të vazhduar rivalitetin me italianin Zani.

Por prova që i dhuroi medaljen e artë, ishte e treta, ku ai ngriti 146 kilogramë. /Lexo.al/

Leave a Reply