501 raste të reja dhe 2 humbje jete nga Covid

Ministria e Shëndetësisë: 1942 testime, 90 të shëruar, 501 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Është e rëndësishme të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1942 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 501 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
Rastet sipas shperndarjes gjeografike:
219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë,
30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës,
16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë,
10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd,
6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë,
3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe,
2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 2 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 73 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Leave a Reply