Basha: Sjellje kriminale ndaj banorëve të Unazës, urdhëruesit do japin llogari

Lulzim Basha ishte tek Spitali I Traumes ku vizitoi të plagosurit nga përplasja në Unazën e Re këtë të martë.

Lideri I opozitës tha se gjëndja e të plagosurve mbetet e rëndë.

Ai dënoi ashpër, atë që e quajti sjellje kriminale ndaj banorëve të Unazës së Re.

Ky, tha Basha, është një project vjedhjeje me një kompani fantazëm, projekt që sipas tij me te ardhur PD në pushtet do të rrëzohet dhe qytetaret e pronaret e shtëpive e bizneseve do të kompesohen për cdo centimeter tokë që gëzojnë.

“Banoret kane marre lendime te shumta dhe jane te traumatizuar.Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë grabitje do të japin llogari para logjit. Edhe urdhëruesit e kësaj dhune kriminale do të përgjigjen para drejtësisë për cdo gjë që I kanë bërë qytetareve. I bën thirrje qytetareve dhe policëve të ndërshëm të mos bien pre e provokimeve”.

Leave a Reply