Franca e paralizuar nga greva kundër reformës së pensioneve

5 / 100 SEO Score

Një grevë mbarëkombëtare për reformën e planifikuar të pensioneve që ka paralizuar pjesën më të madhe të Francës hyri kete te premte në ditën e dytë.

Shkak për grevën u bë shqetësimi se reforma e propozuar do të detyrojë miliona njerëz të punojnë me orë më të gjata ose të përfitojnë më pak pensione.

Dhjetëra mijëra njerëz lanë punën të enjten ndërsa sindikatat shpallën një grevë mbarëkombëtare kundër planit të Presidentit Emmanuel Macron për të reformuar sistemin e pensioneve.

Greva paralizoi transportin, detyroi shumicën e shkollave të mbyllen, la spitalet pa personel të mjaftueshëm dhe reduktoi shërbimet qeveritare.

Në Paris dhe në më shumë se 20 qytete të tjera u mbajtën demonstrata të mëdha paqësore.

Megjithatë, në Parisin lindor ku ishin mbledhur mijëra protestues pati dhunë. Disa protestues i vunë zjarrin një rimorkioje dhe policia u përgjigj duke përdorur gaz lotsjellës./VOA

Leave a Reply