Kërcënoi Albin Kurtin, arrestohet anëtari i Nismës, Haxhi Hoti

Policia e Kosovës ka vënë në pranga anëtarin e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, pas kërcënimit që i ka bërë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar ndalimin e Hotit.

“Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Ndalimi i tij është bërë pasi në një postim në profilin e tij që më pas e ka fshirë me pretekstin se ishte një gabim teknik, Hoti shkruante; “Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”.

Leave a Reply