Putini kundër Joe Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duket se tërthorazi ka marrë anë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një interviste për televizionin shtetëror, ai tha se e ka vërejtur atë që e ka quajtur retorikë e ashpër anti-ruse të kandidatit demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden.

Megjithatë, kreu autokrat i Federatës Ruse tha se është inkurajuar nga komentet e Bidenit rreth kontrollit të armëve dhe shtoi se Rusia do të bashkëpunojë me këdo që zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe, ka pasur dyshime se presidenti rus i ka ofruar përkrahje homologut të tij amerikan, Donald Trump, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Në lidhje me këto dyshime janë zhvilluar edhe hetime në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, hetuesi special kishte thënë se nuk ka gjetur dëshmi për këto pretendime, ndonëse të kundërtën e kanë thënë disa agjenci të inteligjencës.

Leave a Reply