Avioni, Kili, Zhduket

Zhduket avioni ushtarak me 38 persona në bord

Një avion ushtarak me 38 persona në bord është zhdukur gjatë rrugës për në Antarktidë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se avioni transportues C-130 Hercules u ngrit nga Punta Arenas ne Kili në orën 16:55 me kohën lokale (19:55 GMT), dhe operatorët humbën kontaktin  pas orës 18:00 (21:00).

Midis të zhdukurve janë 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 pasagjerë, të cilët po udhëtonin për të siguruar mbështetjen logjistike.

Ndërkohë forca ajrore e Kilit tha që një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar për të rikuperuar aeroplanin dhe ata që kanë humbur ne kete tragjedi ajrore.

Kili eshte nje nga shtetet qe ne baze te traktatit te 1961 perdor nje siperfaqe prej 1.2 milion km katror ne Antarktide dhe ka atje edhe baza ajrore.

Vec Kilit, edhe vende te tjera si Britania, Franca, Norvegjia, Australia, Zelanda e Re dhe Argjentina  kane vene duart e tyre mbi kontinentin me te ftohte ne planet.

Ne shumicen e rasteve keto vende kane ndertuar ne Antarktide, baza ajrore qe sherbejne per te derguar atje turiste.

Leave a Reply