Një njeri me ngjyrë në Francë është rrahur brutalisht nga policia franceze, gjë që ngjalli kritika e shqetësime në mbarë botën. Presioni mbi qeverinë franceze dhe udhëheqjen e policisë u intensifikua të premten pasi rrahja policore e këtij njeriu me ngjyrë shkaktoi zemërim në të gjithë spektrin, nga politikanët kryesorë deri te yjet e futbollit.
Prokurorët po e hetojnë arrestimin e dhunshëm të Michel Zecler, i cili tha se ai ishte abuzuar në mënyrë racore nga oficerët, pasi u lëshuan pamjet CCTV të incidentit. Mbikëqyrësi policor, gjithashtu, po e heton rastin, ku katër oficerë policie po mbahen në paraburgim për t’u marrë në pyetje si pjesë e hetimit, tha zyra e prokurorit të Parisit.
Rrahja brutale filloi në një ndërtesë ku edhe një video u nxor dhe qarkulloi në të gjithë botën.
Rrahja e Zeclerit rrezikon të ndezë tension racor, me akuza dhe brutalitet të përsëritur të policisë kundër njerëzve me ngjyrë dhe bashkësive etnike. Vdekja e amerikanit me ngjyrë, George Floyd, në Mineapolis ngjalli tensione dhe protesta të mëdha, të cilat tani edhe në Paris të Francës pritet të ndodhin në po të njëjtën mënyrë.