Deputeti socialist Ben Blushi i kërkon Kongresit të Partisë Socialiste të miratojë një platformë me 8 pika, të cilat ai thotë se shërbejnë si reformë për të modernizuar funksionimin e saj. Ndër to, dy janë jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për PS-në, por edhe për vendin.
1 – Kufizimi i mandateveShkruan Blushi: “Në Statutin e Partisë Socialiste, Kryetari i Partisë dhe Kryetarët e Partisë së bashkive nuk kanë mandat të kufizuar. Në përgjithësi, praktikat me moderne të partive evropiane kanë nisur t’i kufizojnë mandatet për të zgjedhurit, veçanërisht për ata që kanë mandate ekzekutive.”
Në fakt, një traditë e tillë nuk është moderne – e ka filluar Xhorxh Uashingtoni rreth 250 vjet më parë. Ai u zgjodh dy herë rrjesht president i SHBA-së (dy herë nga 4 vjet), dhe për herë të tretë, nuk i doli kundërshtar përballë, për shkak të popullaritetit të tij të jashtëzakonshëm. Dhe ç’bëri Ushingtoni? Nuk kandidoi fare për herë të tretë, duke u kthyer tërësisht në jetën e tij private dhe pa ndëryrë më as edhe një gram në jetën politike — megjithë popullaritetin e jashtëzakonshëm që gëzonte. Për 140 vjet, ky precedent i krijuar nga Uashingtoni nuk u thye, pavarsisht se kushtetuta amerikane nuk e ndalonte kandidimin e një personi për herë të tretë për postin më të lartë ekzekutiv. (Pasi Ruzvelti e they këtë precedent në Luftën e Dytë Botërore, u sanksionua në kushtetutën amerikane që një president nuk mund të qeveriste për më shumë se dy mandate.)Ka rdhur koha që, 250 vjet pas këtij akti të Uashingtonit në Amerikë, të bëhet diçka e ngjashme edhe në Shqipëri. Përndryshe, Edi Rama mund të vazhdojë përvojën e Berishës, i cili synon të bëhet i pari i vendit për të tretën herë në 30 vjet (pavarsisht se nga cila zyrë e synon këtë gjë – nga SHQUP-i apo nga ABA Center).
2 – PrimaretShkruan Blushi: “Primaret janë zgjedhje brenda partisë, të cilat zhvillohen përpara zgjedhjeve parlamentare apo lokale. Primaret janë një praktikë pothuajse rutinë, e detyrueshme dhe e konsoliduar, që zhvillohen brenda një partie apo koalicioni. Partitë moderne, në Europë dhe në SHBA, organizojnë primare, pra zgjedhje paraprake, për të përcaktuar kandidatin e tyre për president, kryeministër, apo kryetarë të bashkive. Primaret i japin mundësi antarësisë të shprehet se cilin nga kandidatët mbështet me votë të lirë dhe të fshehtë, duke shmangur të drejtën e përcaktimit të kandidatëve nga një njeri apo një forum i kufizuar partiak.”
Futja e primareve (zgjedhjeve paraprake) në Shqipëri nuk është aq e thjeshtë sa kufizimi i mandateve, por sidoqoftë është një fillim që duhet provuar. Sado probleme mund të krijohen brenda partisë nga gara e brendshme mes kandidatëve, në afat të gjatë, garat demokratike për kandidatët ekzekutivë, nga më të lartët tek më të ultët, do të prodhojë kandidatë më cilësorë. Historia e demokraciësë ka provuar se vota e njerzve të thjeshtë mund të gabojë ndonjëherë, por në afatgjatë, ajo është me e mençur se mençuria e njerzve “të përndritur” në krye të partive. Kujtoni përvojën e Enverit dhe Saliut në Shqipëri ose të Hitlerit dhe Duçes në Europë… //Respublika