Hoxhë Ahmed Kalaja

Hoxhë Ahmet Kalaja, një prej teologëve bashkëkohor më të çmuar ndër shqiptarët anekënd viseve etnike, me prejardhje nga Shteti i Shqipërisë, shteti që është lider në shtytjen e idesë për ”Open Ballkan”, projekt ky për qarkullim të lirë të mallit dhe të njerëzve, refuzohet të hyjë në shtetin e Maqedonisë së Veriut me pretekst se po paraqitkëka rrezikshmëri të lartë për sigurinë shtetërore

Nga Astrit Gurra, Tiranë

Hoxhë Ahmed Kalaja është një prej teologëve më të respektuar shqiptar, një prej teologëve që me përgatitjen e tij profesionale ia ka dalur që të ketë ndikim të konsiderueshëm ndër mbarë popullin shqiptar. Këtë respekt nuk e ka arritur me intriga, me qëndrime radikale, me këshilla ekstreme por, e ka arritur përmes ligjeratave që gjithnjë kanë qenë në funksion të ngritjes së vetëdijes kombëtare, në funksion të përafrimit dhe vëllazërimit në mes vete!
Pra, “i vetmi rrezik” për pushtetin maqedonas është apeli i Hoxhë Ahmed Kalasë që shqiptarët, gjithandej botës, të frymojnë si një trup, ndërsa fetarisht të jenë në harmoni të cilën e kërkon Krijuesi ynë; prej shqiptarëve ky hoxhë kërkon që gjithnjë të jenë siç kanë qenë deri më sot: unikal në kultivimin e vlerës së veçantë njerëzore, që nuk e gjenë lehtë te popujt e tjerë – ruajtja e trekonfesionalitetit i cili popullin shqipar e paraqet të veçantë në botë.
Kush janë ata “sigurimsa” maqedonasë që e përcollën punën e Hoxhë Ahmed Kalasë dhe paskan konstatuar se ai paraqet rrezikshmëri të lartë për shtetin e Maqedonisë së Veriut?! Kush janë ata “sigurimsa” shqiptarë që u pajtuan me këtë konstatim të kolegëve të tyre maqedonasë dhe hoxhës ia bënë “jasak” që të vizitojë vendbanime shqiptare, objekte fetare islame që frekuentohen kryesisht prej shqiptarëve! Në Maqedoni ka dhjetra “teologë” që me veprimet e tyre paraqesin haptazi vërtet rezikshmëri të lartë si për popullin shqiptar ashtu edhe për shtetin e Maqedonisë së Veriut por që lejohen (madje edhe stimulohen) të veprojnë pa therrë në këmbë!
Hoxhë Ahmed Kalaja e ka ndikimin dhe respektin ndër popullatën tonë myslimane më shumë se çdo hoxhë tjetër në vend! Ligjeratat e tij përcillen prej miliona ndjekësve përmes rrjeteve të ndryshme sociale! Në mesin e hoxhallarëve të vendit nuk ka mundësi të gjeshë teolog me atë karizëm të paprekshëm siç e ka Hoxhë Ahmed Kalaja!
Kujt i pengoi kjo karizëm e Hoxhë Ahmed Kalasë ndër hoxhallarët e vendit? BFI dhe Myftinia e Shkupit nuk e ngriti zërin, nuk reagoi kundër këtij vendimi, madje në heshtje shprehu një solidarizim “vëllazëror” me organet e sigurimit që e penguan hyrjen e Ahmed Kalasë në Maqedoninë e Veriut.
Hoxhë Ahmed Kalaja kur u desht të vijë dhe ta përkrah uzurpatorin si dhe puçistin dhe komplotistin, Shaqir Fetain, atëherë nuk paraqiste kurrfarë problemi për sigurinë kombëtare të vendit. Madje edhe u nderua me përcjellje speciale, sepse, i dha përkrahje instalacionit të pushtetit mqedonas që e vunë në krye të BFI-së! Shaqir Fetai me mosreagim kundër këtij ofendimi që ia bënë Hoxhë Ahmed Kalasë, të njëjtit ia përcolli mesazhin: “Kalova lumin, ta dh… kalin”! Kjo është dyftyrësia e Shaqir Fetait, kjo është hipokrizia e tij e pashoq!
Shaqir Fetai gjatë këtyre ditëve të Ramazanit ka pritur e përcjellë, ka sajdisur turlifarë shqiptari e turlifarë turku, turlifarë arabi e turlifarë mahlukati, asnjëri nga këta nuk ka paraqitur rrezikshmëri të lartë për shtetin! Shaqir Fetait i ka penguar shqiptari Hoxhë Ahmed Kalaja, sepse, e ka fare të qartë se, autoritetin dhe respektin që e gëzon ky hoxhë në mesin e shqiptarëve anekënd botës, Shaqir Fetai as që mund ta ëndërrojë. Nëse Hoxhë Ahmed Kalaja paraqet rrezikshmëri të lartë për sigurinë e shtetit, të gjithë shqiptarët janë unanim në konstatimin se Shaqir Fetai paraqet rrezikshmëri të lartë për kombin shqiptar: sepse është hipokrit dhe me hipokrizinë e tij është në një rang krah për krah me shejtanin!
Është e patolerueshme dhe, e barasvlefshme me tradhëti kombëtar, heshtja para konstatimeve të huaja dhe tendencioze për t’i nxjerrë shqiptarët ekstrmistë, dhunues, persona me rrezikshmëri të lartë për shtetin! Kur shqiptarët pajtohen me një personalitet dhe garanojnë lojalitet dhe paqe që përcjell ai person, të tjerët nuk kanë se çfarë na i vlerësjnë personalitetet tona.
Apasiev u përul para varrit të Enver Hoxhës dhe ky nuk përbën kurrfarë rreziku as për shtetin dhe as për shoqërinë tonë, sidomos për kombin shqipytar?!
Është situatë shumë e nderë: pushteti maqedonas na i cakton hoxhallarët se kush mundet të mbajë ligjerata nëpër xhamitë tona! Hoxhë Ahmed Kalaja ka pasur ftesë për të ligjëruar para xhematit tonë nga një Xhami e cila është “nën kontrollë” të plotë të Shaqir Fetait! Ai që e ka mundësinë e kontrollit ai e ka edhe mundësinë e refuzimit. Pra, Ahmed Kalaja u refuzua ekskluzivisht nga Shaqir Fetai! Kulmi i turpit!

Leave a Reply