Ora 20:25 – Basha dhe protestuesit nisin marshimin drejt Parlamentit.
Ora 19:47 – Lulzim Basha: Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të shtypur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të mashtruar, trë tradhëtuar nga një bandë kriminale që kurrsesi nuk mund të jetë qeveria e Shqipërisë. Le ta dëgjojë nga bunkeri ku është fshehur, zërin tuaj. Bëjeni ta dëgjojë e gjithë bota. Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Edi Rama është njeriu që u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë, duhej të jepte llogari për vjedhjet. Ky komb është bashkuar në histori rreth kauzave të mëdha dhe me bashkimin e tij ka bërë të mundur mposhtjen e së keqes. Kështu e hodhëm diktarurën. Kurrë më parë kërcënimi për të ardhmen tonë nuk ka qenë mbledhur në një grusht kaq të vogël banditësh me në krye Edi Ramën. Prandaj kjo kauzë do zgjidhet siç i ka zgjidhur Shqipëria e shqiptarëve të bashkuar, me vlera, me bashkim, me kurajo. Ora e tiranisë po numëron mbrapsht. Askush nuk e ndal dot fuqinë e një kombi të bashkuar për liri, për demokraci. Rama ik! Sot Edi Rama ka një propozim për ju, ju vodhi votat në 2017 me kriminelët dhe asnjëri nuk mbajti përgjegjësi, vodhi 40 milionë Euro tek Unaza e Re, banorët në burg, theu këmbët e nënave që mbronin shtëpitë e tyre, asnjë politikan i korruptuar para drejtësisë, dhe tani kur ne i themi nuk e pranojmë më hajdutërinë, përgjigjia e tij është ‘do ju vjedh 10 herë më shumë’. 300 milionë tek Milot-Balldre, kjo është përgjigjia e hajdutit. Ne do ta mundim krimin, ne do ta shporrim qeverinë e krimit. E gjithë beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme. Rrugën tonë të Europës do ta hapim. Vëllezër dhe motra, mos lëndoni oficerët e policisë, mos prekni asnjë oficer policie, sepse hiq 2-3 servilë të inkriminuar, mendjet e tyre mendojnë, ata nuk flasin, por shpirti i tyre këndon ‘Rama ik’. Koha për lojërat e Edi Rama po merr fund. Kufoma politike që i dridhej dora tek lexonte plagjiaturën në Lezhë, tregon qartë se pushteti ka vdekur moralisht. Por ai duhet të marrë fund edhe politikisht. E mori pushtetin me kriminelët, tani kriminelët po i bën apo do t’i bëjë kryetarë bashkie. Ndërsa ora numërohet mbrapsht, ke vetëm një rrugë Edi Rama, “Rama ik”! Ik, qeveri tranzitore, zgjedhje parlamentare, një parlament të popullit është rruga e vetme europiane e zgjidhjes së kësaj krize. Dhe ne jemi këtu për zgjidhje europiane e nuk do të pranojmë asgjë më pak. Koha e fjalëve të tepërta ka mbaruar. Mesazhet tona janë të plota e të qarta. Vendosmëria juaj flet vetë me praninë në këtë shesh. Ne e kemi gati programin dhe vizionin për ta çuar betejën përpara, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Mjerë ai që kujton se këtë energji mund ta injorojë me anti-mitingje. Mjerë ai grusht oligarkësh e ndonjë pronar mediash që mendon se mund ta mbajë me serum kufomën politike të organizatës kriminale të Rilindjes. Ka vetëm një rrugë për ta zgjidhur këtë politikisht, përndryshe e gjithë fatura do të jetë për Edi Ramën. Dua t’ju pyes sonte, a jemi të gjithë bashkë për ta çuar betejën deri në fund, të vendosur të qartë, plot me shpresë për t’ia ferr tiranës së krimit orët që po i mbarojnë. Ju ftoj ta ndezim këtë moment dritën e shpresës nga ky bulevard e ta shtrimë atë si imazhin e bekuar të fitores që po vjen e le të ushtojë nga ky shesh i magjisë së sovranit, thirrja juaj E Duam Shqipërinë Si Gjithë Europa. Ju ftoj të marshojmë së bashku drejt asaj që akoma është strofkulla e krimit, të gjithë bashkë drejt Parlamentit.
Ora 19:30 – Kryetari i PD Lulzim Basha del nga selia blu dhe niset drejt bulevardit.
Opozita e bashkuar ka nisur protestën e 7-të kombëtare duke kërkuar largimin nga detyra të Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të organizuar zgjedhje të lira.
Protestuesit do të mblidhen përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. /Tv Klan/