Një pjesë e stadiumit kombëtar në Andorrë është përfshirë nga flakët. Ky incident ndodhi në prag të sfidës ndaj Anglisë që pritet të zhvillohet të shtunën.
Zjarri shpërtheu pikërisht kur gazetari i “Sky Sports” po raportonte nga fusha artificiale e Andorrës.
U desh ndërhyrja e zjarrfikësve, që situata të merrej në kontroll. Në video shikohen disa persona që janë afruar pranë zjarrit për ta neutralizuar atë.
Këto dy kombëtare janë në të njëjtin grup me Shqipërinë.