Nuk njeh pavarësinë e Kosovës, Rumania rrezikon përjashtimin

Ngjyrimet politike në botën e futbollit janë një kusht i panegociueshëm për UEFA-n dhe vitet e fundit një pikë e tillë është prekur së tepërmi. Shorti i hedhur në Frankfurt të Gjermanisë për kualifikueset e Europianit 2024 mund të sjellë të tjera problematika për shtëpinë e futbollit Europian, e cila sigurisht duhet t’i gjej një zgjidhje.

Shkak është bërë grupi I, aty ku pjesë e saj është Kosova. Pavarësia e saj nuk njihet nga Rumania, kundërshtarë të cilën goglat ia vendosën përballë. Fat që ka ngritur polemika në Rumani, ku shkohet deri aty sa një ndeshje e tillë të mos zhvillohet.

Ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, Theodor Malescanu pretendon se kombëtarja e tij nuk duhet të pranojë të luajë kundër kombëtares së Kosovës, pasi Rumania nuk e njeh pavarësinë e saj. Për këtë, ai kërkon një zgjidhje nga federata rumune e futbollit, ose në të kundërt do ishin të kënaqur të humbisnin në tavolinë me shifrat 3-0. Por një gjë e tillë do të sillte pasoja të mëdha për Federatën Rumune të Futbollit.

Mos paraqitja në një ndeshje zyrtare për arsyeje politike do të sillte përjashtimin e Federatës Rumune të futbollit nga organizmat e UEFA-s, pasi një ndërhyrje e tillë nuk pranohet prej shtëpisë së futbollit Europian. Rumania do të jetë një prej kundërshtarëve të Kosovës në grupin kualifikues të Euro2024 së bashku me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorën.

Leave a Reply