Pavarësisht situatës me komisionet parlamentare socialistët nuk kanë humbur kohë dhe nisin përgatitjet për një ndryshim të ri kushtetues që lidhet me procesin e vettingut në drejtësi.
Nga mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar socialist Taulant Balla u kërkoi kryetarëve të komisioneve të bashkërendojnë punën për një ndryshim kushtetues.
Bëhet fjalë për ndryshimin e nenit ku parashikohet kohë-veprimi Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që mbaron më 7 Qershor 2022.
Nga foltorja e parlamentit ishte Ulsi Manja ministër i drejtësisë që kërkoi votat e opozitës për këtë ndryshim për ti dhënë KPK afat veprimi deri në përfundimin e vettingut të 370 gjyqtarëve dhe prokurorëve në listë për tu vetuar.
Burime nga PD i thanë Top Channel se kjo nuk është çështje në shqyrtim dhe se PD do të ketë qëndrimin e saj në kohën e duhur.
Ndërsa zyra e shtypit në LSI tha se kjo forcë politike do ta shprehë qëndrimin në kohën kur ndryshimet të diskutohen në parlament.
Krye-demokrati Lulëzim Basha në parlament deklaroi se “Reforma në drejtësi është një e sëmurë që mbahet në intubim prej ndërkombëtarëve.
Vetë demokratët deri më tani kanë artikuluar kërkesën për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve përfshi shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimin.
Rutte takohet me Trump, Sekretari i NATO-s bisedon me Presidentin e zgjedhur të SHBA për sigurinë globale
Donald Trump është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Florida. Ata kanë diskutuar për një sërë…