Rusia tërheq ushtarakët e saj teknikë nga Venezuela, duke i kthyer në Moskë këtë të mërkurë.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada ruse në Karakas.
“Avioni Il-62 që transporton teknikët rusë që ishin në Venezuelë muajt e fundit u largua nga Karakasi më 26 qershor me drejtim Moskën”, njoftoi ambasada në profilin e saj në “Facebook”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës besonin se në radhët e këtyre trupave kishte forca speciale dhe ekspertë të sigurisë kibernetike.
Amerika i ka bërë thirrje Rusisë ta mbështesë opozitën venezuelase dhe të bashkohet me vendet e tjera që e kanë deklaruar se regjimi i Presidentit Nicolas Maduro nuk gëzon më legjitimitet.