Biseda telefonike u fokusua në zgjidhjen e problemeve të mbledhura mes SHBA dhe Rusisë.
Për herë të parë pas rizgjedhjes si president i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Donald Trump zhvilluan një telefonatë të martën.
Fokusi i telefonatës ishte në përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Rusisë.
Nga Kremlini u bë e ditur, se presidenti Trump dhe ai rus madje mendojnë të zhvillojnë edhe një takim mes tyre. Kremlini e cilësoi telefonatën si konstruktive.
Në njoftimin e Moskës thuhet se „vëmendje e veçantë iu kushtua çështjes për mundësitë e mbajtjes së një takimi të nivelit të lartë.”
Ata folën për bashkëpunimin praktik për ruajtjen e drejtpeshimit strategjik dhe luftimin e terrorizmit në botë. Në vatrat e krizës Ukrainë dhe Siri duhet bërë progres.
Putin dhe Trump u takuan për herë të parë në kuadër të samitit të G20-s në Hamburg, por një takim mes tyre deri tani nuk është zhvilluar.(DW)