Turqia ka kritikuar trajtimin e ekipit të futbollit Galatasaray, i cili udhëtoi në Athinë për të luajtur një ndeshje miqësore me ekipin e futbollit Olympiakos të Greqisë.
Në përgjigje me shkrim në një pyetje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, ambasadori Tanju Bilgiç tha se ekipi i futbollit Galatasaray shkoi në Athinë në mbrëmjen e 13 korrikut për të luajtur në ndeshjen miqësore me Olympiakos të Greqisë, ndërsa shtoi se “Kërkimi i ritestimit ndaj Covid-19 duke i quajtur të pavlefshme rezultatet e testeve të kryera nga skuadra jonë është larg vullnetit të mirë.”
Bilgiç bëri të ditur se karvani i Galatasaray ishte kthyer me të drejtë në Turqi pa hyrë në Greqi.
“Fakti që Greqia pret një nga ekipet kryesore të vendit tonë me një qëndrim të tillë tregon intolerancën e saj ndaj vendit tonë, madje edhe në fushën e sporteve”, bëri të ditur Bilgiç.
Ekipi i Futbollit Galatasaray, i cili udhëtoi në Greqi për një ndeshje miqësore kundër Olympiakos, vendosi të kthehej në shtëpi në përgjigje të refuzimit të autoriteteve greke për të pranuar testet e koronavirusit (Covid-19) dhe sjelljes së tyre të vrazhdë.