VIDEO / Dështojnë negociatat për qeverinë në Kosovë, Kurti: Ja pse u bllokuam

Negociatat për formimin e qeverisë së re në Kosovë kanë dështuar.

Ka qënë vetë Albin Kurti i cili ka konfirmuar se në seancën e parë të konstituimit të parlamentit të ri këtë të enjte do të shkohet pa një marrëveshje mes Vetevendosje dhe LDK.

Kisha planifikuar që sot të takojë deputetët e pakica, dhe ta mbajmë edhe mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Mirëpo, këtu u pamundësuan nga refuzimi i mbrëmshëm i ofertës sime për koalicion qeverisës duke na dërguar nesër në Kuvend të Republikës pa marrëveshje për qeverinë. Të dashur qytetarë të Kosovës, është obligim i imi moral e politik, shtetëror e kombëtar, qytetar e njërëzor, që t’ju njoftoj se në seancën inauguruese të legjislaturës së shtatë, do të shkojmë pa dakordim për qeverinë”.

Leave a Reply