Kundërshtarët e masave për të luftuar coronavirusin kanë protestuar në Sheshin e Republikës në Lubjanë.
Ata kritikuan qeverinë duke i thirrur edhe të japin dorëheqje. Pas dy orësh, ata ndezën pishtarë dhe filluan t’i hedhin në Parlamentin e Sllovenisë.
Disa policë u plagosën në trazirat gjersa helikopterët fluturuan mbi qytet.
Protestuesit, të cilët u mblodhën sot në Sheshin e Republikës në Lubjanë, kishin dy kërkesa: ndryshimin e masave për të luftuar COVID-19 dhe zgjedhje të parakohshme.
Para protestës, organizatorët bënë thirrje për një tubim paqësor, por incidenti ndodhi sapo një person i panjohur hodhi një shishe ndaj njërit prej policëve që ruanin tubimin.
Ndryshe, qeveria sllovene ka vendosur që shoferëve të veturave të cilët nuk janë vaksinuar të mos iu shitet karburant.