Boksieri Mike Tyson dhe Roy Jones Jr do të rikthehen në luftën në ring muajin që vjen në duelin e legjendave të boksit, në tetë raunde nga dy minuta në Los Angeles.
Por të dy luftëtarët janë ankuar për vendimin e reduktimit të kohës tradicionale prej tre minuta raundi, duke thënë se ul emocionet për fansat.
Çifti do të takohen në 28 nëntor në Los Angeles ndërsa dhanë sot konferencën e parë të shtypit para përballjes.
Tyson u pyet nëse ishte i zhgënjyer për reduktimin e kohës duke pasur parasysh reputacionin e tij.
“Absolutisht që po! Jam i sigurtë që ata kanë arsyet e tyre por boksi me dy minuta raundi bëhet në duelet e grave. E di që ky event është më i madh se unë dhe ata kanë më shumë informacion, por gjithsesi jam i lumtur që po zhvillohet”, tha Tyson.
Edhe rivali i tij i ardhshëm Jones Jr, nuk ishte i kënaqur me ndryshimin.
Jones tha: “Nuk jam fare i kënaqur. Dy minuta raundi luhet boksi i grave, ndërsa ne do të luftojmë deri në minutën e fundit. Ne jemi dy nga më të mirët, nuk e kuptoj përse i bënë raundet dy-minutëshe”.
“Nëse do të na ndodhë diçka, ajo mund të ndodhë në çdo moment, si me dy minuta, tre minuta apo pesë minuta”, tha ai.
Në konferencë u njoftua se Tyson e Jones Jr. do të kryejnë duelin në sallën Staples Center në Los Angeles.
Tyson shtoi: “Jam shumë i lumtur me zhvillimin, kjo ka të bëjë me vetëbesimin dhe aformimin. Unë jam gati për këtë. Legjenda ime do të tregojë se mund të jap më shumë nga sa kam marrë”.