KMK: Është tmerrues qëndrimi i Shaqir Fetait mbi Medhhebin Hanefij

Është tmerruese neglizhenca e Shaqir Fetait që, edhe përkundër vërejtjeve të oponencës së tij, Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, nuk ka ndërmarrë masa që ta përmirësojë qëndrimin “zyrtar” të vetin dhe Medhhbin Hanefij mos ta trajotojë si “sekt”! Apo, ky është misioni i Shaqir Fetait, që të përpiqet ta bëjë islamin “përshesh”! Myslimanët e vendit kurrë nuk do ta pranojnë këtë angazhim të Shaqir Fetait, është vetëm çështje kohe kur do t‘ia bëjnë përshesh hundët. Tallja me Medhhebin Hanefij është e patolerushme

Definicioni se Medhhebi Hanefij është “sekt” është akt i barasvlefshëm me përpjekjet ofenduese për ta paraqitur Pejgamberin a.s. në karikaturë. Një përpjekje e tillë ka dridhur mbarë botën!
Shaqir Fetai, reisi i dhunshëm në BFI (në kuptimin e instalimit të dhunshëm), ka disa ditë që ka pasur mysafir myshavirin e ri të ambasadës së Turqisë në Shkup, të cilin e ka keqinformuar se në vendin tonë praktikohet islami i perandorisë gjshatëshekullore Osmane, bazuar në “sektin” Hanëfij! Ose është keqinformim i përgjithshëm ose është injorancë!
Është rrenë e kulluar, është maniplim i pastër, është “zyrtarizim” i sektirizimit të islamit në Maqedoninë e Veriut nga ana e Shaqir Fetait. Tani po vërtetohet se, jo rastësisht, në kohën kur u instalua nga pushteti aktual maqedonas Shaqir Fetai, nisën të lulëzojnë “bashkësi fetare” të reja dhe grupe religjioze që do të funkisonojnë në emër të islamit ndër ne.
Shaqir Fetai është i bindur se te ne funksionon “sekti Hanefi”, ndryshe, do të intervenonte dhe do ta korrigjonte deri më tani në faqen zyrtare të BFI-së, se islami në Maqedoni bazohet në “sektin Hanefi”.
Ky më nuk është llapsuz, ky më nuk është gabim shkrimi, as gabim teknik, por, është qëndrim i Shaqir Fetait, ndonëse Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI, pra, oponenca e saj, e urdhëroi që ta ndryshojë dhe ta bëjë Medhhebi Haniefij, ashtu siç duhet të jetë!
Ne bazë të islamit që tradicionalisht është kultivuar në këtë nënqiell dhe në trojet ballkanike, përgjithësisht pra, në viset etnike shqiptare-myslimane, në bazë të dokumentave arkivore shekullore, në bazë të Kushtetutës së BFI-së, Neni 1, paragrafi katër që thotë: “Në zbatimin e detyrave islame, në fushën e ibadeteve, BFI aplikon Shkollën Juridike Hanefite”, ne jemi të bindur se në këtë truall funksionon Medhehbi Hanefi, dhe jo “sekti Hanefij”!
Shtrojmë pyetje se, nga çfarë shkolle ka dalur Shaqir Fetai? A ka profesorë, e ka ulema në këtë truall, apo, të gjthë janë të shantazhuar nga Shaqir Fetai! Çka flet shantazhi i përgjithshëm? Natyrisht, vetëmse mjerim, katastrofë, njollosje të mbarë ulemasë, e cila tashmë ka shkjarë nga rruga e pasardhësve myslimanë të devotshëm të Pejgamberit a.s.
Shaqir Fetai është dëshmuar si shkelës i pamëshirshëm i Kushtetutës së BFI-së, akt ky juridik që për bazë ka Kurnain e Madhërishëm si dhe Sunetin e Pejgamerit a.s.; ne e dimë që Shaqir Fetai do të ngelë përjetë shkelësi absolut i të gjitha vendimeve dhe i të gjitha sjelljeve humane të kultivuara me decenie në BFI, por se do të shkojë kaq larg dhe do ta mohojë paragrafin katër të Nenit 1 të Kushtetutës së BFI-së, për këtë as që na ka marrur mendja!
Është për t’u befasuar edhe nga mosreagimi i ulemasë së vendit, të cilët për “reis” e kanë Shaqir Fetain, është për t’u shqetësuar deri në çmendi nga heshtja e tyre. Ku janë ata fetvaxhinjë, ku janë ata mualimë, “muderrizë”, ata vaizë, që gojën e kanë plotë islam, ndërsa tolerojnë që t’iu njolloset Medhhebi!
Perëndimorët dinë që në Maqedoninë e Veriut si dhe ndër mbarë kombin shqiptar praktikohet në 99.9 për qind Medhhebit Hanefi, por, se do të dalë një manjak dhe këtë Medhheb do ta trajtojë si “sekt” kjo i ka ndodhur vetëm Shaqir Fetait.
Do të ishte mirë që sa më parë ta lënë mënjanë inatin për faktin që është urdhëruar nga Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së dhe, ta mënjanojë nga faqja zyrtare e BFI-së gafën ku ky Mehdheb trajtohet si “sekt”! Ndërsa me këtë tendencë të Shaqir Fetait, tashmë Lëvizja ka informuar mbar opinionoin e gjërë të botës myslimane të Medhhebit Hanefi.
Shaqir Fetai është dashur të falënderojë dhe ta festojë këtë vërejtje të Lëvizje Myslimane për Reforma dhe jo të mbajë inat dhe qëllimisht, edhe më tej, ta trajtojë Medhhebin Hanefi si “sekt”!
Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI në RMV i fton të gjithë intelektualët myslimanë të vendit, sidomos, profesorët, hoxhallarët, që të ushtrojnë trysni dhe ta korrigjojnë këtë gafë të pafalshme, ndryshe, nga java tjetër Këshilli do të jetë e detyruar në aktivtete më të forta dhe më konkrete!

Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI në RMV

Shaban Aziri, kordinator
Eset Shaqiri, zv/kordinator
Mirdi Brao, zv/kordinator

Leave a Reply