Nesër në mbledhjen e qeverisë pritet te miratohen disa vendime per ndryshimin e qeverise ne nivel zëvendësministrash. Burime pranë Kryeministrisë bëjnë me dije se do te ketë lëvizje te zëvendësministrave ne disa dikastere. Ajo qe pritet me interes është te shihet nëse mbledhja e se mërkurës do te përfshije apo jo ne kabinet përfaqësues te partisë Socialdemokrate, e cila deri tani nuk është pjese e koalicionit qeveritar. Ne mënyre te përsëritur kryeministri Edi Rama është shprehur kundër riformatimit te qeverise, megjithatë duket se për zëvendësministrat, lideri i maxhorances ndan nje tjetër mendim. Ndryshimi i fundit i zëvendësministrave u be ne 10 shkurt kur u futen ne kabinet 3 propozime te Lëvizjes Socialiste per Integrim, mes te cilëve edhe ish-kreu i shërbimit sekret Bahri Shaqiri ne postin e zëvendësministrit te Transporteve.
SHBA, digjen automjete “Tesla” në një pikë shitjeje në Las Vegas
Sulmi është pjesë e një vale sulmesh që kanë synuar objektet e Teslas, të nxitura nga reagimet kundër aktiviteteve politike…