Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se PS do të kërkojë në seancë shtyrjen me tre muaj të afatit të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore.
Po kështu PS do të propozojë Damian Gjiknurin si bashkëkryetar të komisionit të reformës zgjedhore, duke zëvendësuar në këtë post Blerina Gjylametin. Ndërkaq maxhoranca do i kërkojë deputetëve të opozitës të bëhen pjesë e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.