Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e kuvendit Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit në kryesinë e kuvendit. Mësohet se për rreth 1 ore, është diskutuar mbi buxhetin dhe paketën fiskale, që do të diskutohen dhe votohen nen për nen, në seancën plenare të ditës së nesërme. Të premten e kaluar, në takimin e njësisë së koordinimit qeverisës, ku morën pjesë krerët e mazhorancës, ministrat e ekonomisë dhe financave, krerët e grupeve parlamentare të PS dhe LSI, si dhe kreu i PDIU-së, u ra dakord për të votuar në parlament buxhetin për vitin e ardhshëm.
Sulm me thikë në një spital në Kinë, 10 të vdekur dhe të plagosur
Një sulm brenda një spitali në provincën Yunnan (jugperëndim) shkaktoi të paktën dhjetë të vdekur dhe të plagosur, njoftoi media…